×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb jetën një person në Prizren, policia jep detaje

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 10:40

    Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit.


    Rasti ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në spital nga familjarët e tij.

    “Është raportuar se në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren nga familjarët është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raport.

    Po ashtu bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!