Një qytet i dytë, Huangangang, do të izolohet në Kinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.
“Huangangang do të izolohet këtë mesnatë, për të parandaluar transmetimin e koronavirusit”, thanë autoritetet kineze.
Televizioni lokal kinez transmetoi se “banorët nuk duhet të largohen nga qyteti nëse nuk ekzistojnë arsye shumë të veçanta.”
Qyteti Huanggang shtrihet në brigjet e lumit Yangtze dhe pozicionohet më pak se 100 kilometra në juglindje të Wuhan, qytet i cili gjithashtu është izoluar për shkak të koronavirusit. Wuhan ka një popullsi prej rreth 11 milion banorësh.
Deri më tani janë konfirmuar 617 të prekur dhe 17 të vdekur si pasojë e koronavirusit në Kinë. Të gjitha rastet janë shënuar në Wuhan dhe në rrethinat e këtij qyteti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.