Një infermiere nga Wuhan raportohet se pësoi një krizë nervore sot, e gjitha për shkak të një virusi të rëndë që ka prekur Kinën.


Pamjet e mediave sociale e tregojnë atë duke bërtitur, uluritur e qarë.

“Nuk mundem më, nuk mundem më. Kjo është e padurueshme”, shprehet ajo.

Reklamë

Kujtojmë se më shumë se 800 njerëz janë infektuar me këtë virus, i cili besohet se e ka origjinën pikërisht nga Wuhan.

Është e panjohur se sa njerëz janë infektuar nga ky virus. Shifrat e fundit zyrtare tregojnë se numri i të vdekurve ka arritur në 26 dhe më shumë se 800 njerëz janë të infektuar, edhe pse besohet se numri është shumë më i madh. /reporteri.net