×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli ngushëllon familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi: Kosova e gatshme për ndihmë

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 12:09

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kasei Veseli, ka ngushëlluar familjet e viktimave të tërmetit në Turqi.


    Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Twitter se gatishmëria e Kosovës për të dërguar menjëherë elipet e specializuara të Forcës së Sigurisë, dëshmon për miqësinë e Kosovës me Turqinë.

    “I pikëlluar thellë nga lajmet për tërmetin që goditi Elazig. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe ata që janë të plagosur.

    Gatishmëria e Kosovës për të mbështetur menjëherë me ndihmën operative është një dëshmi e fortë e miqësisë sonë me Turqinë,” shkruan Veseli në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!