Në një shtëpi në Dublin të Irlandës, janë gjetur të vdekur tre fëmijë, duke bërë që të nisin hetime nga ekipet speciale.
Forcat e rendit, janë njoftuar nga banorët e zonës, pasi një grua në të 40-at, është parë duke lëvizur rrugëve, në gjendje jo të mirë mendore, transmeton Telegrafi.
Ajo grua, besohet se ishte nëna e fëmijëve, e cila më pasi doli në rrugë, që të tregojë banorëve se diçka nuk është në rregull.
Derisa ajo e kishte humbur orientimin dhe nuk dukej në rregull, njësitet e kontrolluan shtëpinë, ku gjetën të vdekur dy djem dhe një vajzë.
Sipas hetimeve të para, fëmijët që janë katër, tetë dhe dhjetëvjeçar, dyshohet se janë droguar apo helmuar në ndonjë formë tjetër, nga vet nëna.
Autoritetet e sigurisë, nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me motivet apo shkaqet e tragjedisë, derisa gruaja në gjendje të rëndë psikike është dërguar në spital për trajtim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.