Gjatë ditës u raportua se kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar një takim të fshehtë që ka zgjatur deri pas mesnatës në përpjekjet e fundit për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Deri më tani as nga VV dhe as nga Lidhja Demokratike nuk kanë folur për këtë takim dhe epilogun e negociatave që kanë rinisur ndërmjet këtyre dy partive, shkruan Reporteri.net.
Me sa duket gjatë ditës së sotme nuk pritet të ketë takim mes këtyre dy partive, pavarësisht se LDK-ja ka vendosur afat ditën e diel, si dita kur duhet të arrihet marrëveshja ose palët të tërhiqen nga bisedimet.
Ndërkohë që publiku ka ende shumë pikëpyetje, kreu i VV-së Albin Kurti gjatë ditës është takuar për kafe me gazetarët nga Shqipëria, Çim Peka dhe Andi Bejtjën. Është gazetari Çim Peka ai që ka publikuar një fotografi nga takimi me Kurtin.
Kujtojmë se, Albin Kurtit, të mandatuarit për kryeministër, i kanë mbetur vetëm dhe 11 ditë për krijimin e qeverisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.