Tashmë të gjithë që nga mbrëmë kanë nisur ta perdorin si shpesh fjalën ranç. Një takim mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, në shtëpinë e këtij të dytit në Prapashticë, ka qenë lajm kryesor që nga mbrëmë. Duket paradoksale por Albin Kurti këtë pronë të Mustafës e quante ranç, një pronë e pushtetarëve të korruptuar, shkruan Reporteri.
Madje ia kishte dërguar aktivistët në një aksion simbolik sa Isa ishte kryeministër dhe Kurti e kundërshtonte edhe me dhunë.
Tash po shkon si mik shtëpie, si bashkëpunëtor i mundshëm në Qeveri.
Dhe kur ka një kapercim kaq të madh në qendrime, fillojnë edhe kritikat e gjithçka tjetër, nga kundershtarët. Dhe sikur që Kurti kishte bërë me të tjerët, tash edhe kundershtarët e tij po ia kthejnë me të njëjtën monedhë.
Qeveritë e kaluara i quante ‘koalicioni i territ’ ‘koalicioni i Rashkës’ ‘Qeveria e Hajvalisë’ ‘Qeveria e Zanzi Barit’. Dhe kundërshtarët tash kanë një emër për qeverinë e tij. “Qeveria e Rançit në Prapashticë’.
“Sot, VV e LDK, pasi dështuan që të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyret e institucioneve, iu rikthyen metodës së vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjinden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm”, tha sot Dardan Molliqaj, një ndër ish bashkëpunëtorët e tij më të afërt e tash kundërshtar. Edhe analistë, gazetarë e njerëz të lirë të këtij vendi kanë nisur ta quajnë si të tillë.
Kapercimi kaq i madh i Kurtit është i disati me radhë. Pas atij me Kombetarën e Kosovës dhe flamurin, pastaj takimeve me zyrtarë serbë, si rasti Sveçla – Gjuriqi, numri i minisrtive dhe qendrimi ndaj dialogut.
Rançi në Prapashticë në fakt mund të jetë vendi ku edhe palet janë afruar në qendrime, dhe Kosova do të ketë shpejt një qeveri ‘të shpresës’, siç e quajnë VV e LDK.
Burimet thonë se gjasat janë që Kurti të leshojë pe. Kjo lëvizje e tij vjen pas një vizitë të shkurtë por interesante të ambasadorit Richard Grenell, i dërguar special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi. Grenell qendroi pesë minuta në zyrën e VV-së por me gjasë mund të kenë qenë pesë minutat më të rendësishem për fatin e Qeverisë së re. /Reporteri