×
  • Lajme
  • Botë

    “Fëmijët e mi janë ende brenda”, momenti tragjik kur gruaja nxirret nga rrënojat

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 15:58

    Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi. E shtrirë në barelë, ajo u ka bërë thirrje ekipeve të shpëtimit që të nxjerrin fëmijët e saj, të cilët ndodhen nën rrënoja.


    Pasi ata e pyetën nëse kishte ende persona të bllokuar, ajo u ka shpjeguar se fëmijët e saj janë të bllokuar tek shkallët e ndërtesës, poshtë vendit ku u gjet gruaja. Deri më tani raportohet për 22 viktima dhe mbi një mijë të plagosur.

    Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit ndërkohë që të plagosurit ndodhen në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!