Këto ditë, ndoshta edhe sonte, Isa Mustafa do ta nënshkruajë edhe një marrëveshje politike. Si një ekonomist i rryer, një menaxher me pervojë në politikë dhe biznes, ai është konsideruar si një negociator tejet i zorshëm. Dy etapa në veçanti e përshkruajnë atë, dhe të dyjat me Qeverinë, shkruan Reporteri.net
Në vitin 2014, kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës nuk arriti ta mposhtë rivalin e tij, Hashim Thaçin. Duke qenë se doli i dyti në zgjedhje, me një diferencë të theksuar nga i pari, ai bëri një lëvizje taktike. Kjo do t[ia siguronte fitoret në tavolinë.
Mustafa bashkë me opozitarët e dikurshëm të PDK-së, Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn u bashkuan në një bllok. Ata i mbeshteti edhe Lëvizja Vetëvendosje vetëm e vetëm që të mos shkonin në koalicion me fituesin.
Isa Mustafa në bazë të marrëveshjes së VLAN-it do të bëhej Kryetar i Kuvendit. Në fakt e shijoji nja një muaj, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e tij. Kryetari i Kuvendit i takonte partisë që ka fituar zgjedhjet.
Dhe kështu, për 6 muaj u zhvilluan takime e marrëveshje në VLAN, me biseda e kundërshtime nga PDK-ja. Ramush Haradinaj priste të bëhej kryeministër.
Megjithatë, Mustafa lexoi ndryshe situatën. Duke parë dëshiren e PDK-së për të qenë në pushtet dhe ambicien e Thaçit për t’u bërë president, ai nisi negociata me kundershtarin e tij dhe e mposhti në tavolinë.
Befas e la VLAN-in dhe mori pozitën e Kryeministrit të Kosovës. Me humbjen në zgjedhje ai rrezikonte të mos mbetej edhe kryetar partie, por për herë të parë arriti që LDK-së t’ia japë një kryeministër dhe shpëtoi karrierën e tij politike.
Dhe tash, përiudha 110 ditore e negociatave me Albin Kurtin. Ishin të dytë armiq dhe ishin kundërshtuar edhe me dhunë. Por, u pajtuan për Kosovën.
Që nga 6 tetori, Kurti e Mustafa kanë dhënë shumë e shumë ide për një marrëveshje qeverisëse. Mustafa nuk po leshon ende pe në kërkesat e tij për dy postet e larta, Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit. Vetëvendosje po reziston por me gjasë ka pranuar të lëshojë rrugë duke ia dhënë LDK-së këto dy pozita me ndonjë modalitet rreth ministrive.
Mustafa nuk ka fshehur ambicien e tij për të qenë President. Pasi arriti të bëhej edhe Kryeministër, si duket në tavolinë po e shënon fitoren e radhës, nëse jo në zgjedhje; do të bëhet President. /Reporteri.net