Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Venecia, pasi prej kohësh kërkohej sepse kërcënonte kalimtarët me një thikë.
30-vjeçari dilte në muzg në qendrën historike të qytetit ndaj e pagëzuan edhe si “fantazma e Venecias”.
Kur u arrestua nuk iu gjetën dokumente, por iu gjet thika dhe dy gramë e gjysmë heroinë në çorape. Me të parë policinë, ai tentoi të largohej por u bllokua menjëherë dhe u ndalua.
Por sipas Tgcom, ai është liruar më pas në mënyrë të pashpjegueshme, edhe pse kishte denoncime të shumta për agresion gjatë natës në zonën mes sheshit San Marco dhe Rialtos, për kërcënime me thikë dhe precendetëve për shpërndarje droge.
Mbetet mister lirimi i “Fantazmës së Venecias” dhe identiteti i tij edhe pse prej kohësh ishte kthyer në tmerrin e kalimtarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.