×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një autobus në rrugën Prishtinë- Pejë

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 11:25

    Një autobus është përfshirë nga flaka në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë e Lartë.


    Rastin për Reporteri.net e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Rreth orës 9:25 ne rr. Prishtinë -Pejë në Korroticë të Lartë është djegur në pjesën e prapme një autobus”, tha Hoxha.

    Sipas policisë udhëtarët kanë arritur të dalin nga autobusi pa u lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!