Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, z.Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës dëgjohet duke e fyer në mënyrë tepër të rëndë partnerin e tij eventual nga LDK, Isa Mustafa.
Ai i referohet Mustafes në videon e mëposhtme si “super-kriminel” pas një përplasjeje politike që e kishte pasur partia e tij me Qeverinë Mustafa II që udhëhiqej pikërisht nga kryetari i LDK-së, z.Isa Mustafa.
Më tej, kryetari i Vetëvendosjes shfrenohet krejtësisht dhe me sjellje e gjuhë shumë të ulët e aspak respektuese thotë se “Mustafa e ka shkelë Kushtetutën” dhe si i tillë ai ishte më kriminel se sa të gjithë kriminelët e dënuar nëpër burgje, përcjell Periskopi.
“Tash nuk mund të bëjmë sikur me kriminelët në kartelet e drogës në Meksikë, ku policia ndoshta edhe negocion për lirimin e tyre. Nuk mund të bëhen këto gjëra.” – thotë z.Kurti fillimisht, para se të fillonte me nervozizëm e fjalor të ulët të fyente rëndë kreun e qeverisë së atëhershme.
“Ky njeri e ka shkelë ligjin, ky është kriminel. Ky njeri e ka shkelë Kushtetutën, ky është super-kriminel. Ai që e shkelë Kushtetutën është superkriminel. Nuk ka kriminel sot ma të madh nëpër burgje se Mustafa që e ka shkelë Kushtetutën e nuk po tërhiqet.” – vazhdon më tej Kurti.
Është ende e paqartë se si z.Kurti ulet nëpër takime e negocion për formim të Qeverisë së ardhshme me një njeri të cilin e quan më “kriminel” se sa njerëzit që janë të dënuar për vepra shumë të rënda penale. Pra, në konsideratën e z.Kurti është e qartë – nga vetë fjalët e tij – se z.Mustafa qëndron më poshtë se një vrasës. E megjithatë, ai gjeti kurajën që të ulej e të negocionte me të madje duke e ndryshuar edhe tonin se si i drejtohej dhe duke iu referuar si “profesor”.
“E ka kapë një farë lakmie e jashtëzakonshme në pleqni.” – thotë ai fare në fund.
https://www.facebook.com/870320119786305/videos/542920269650201/