×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahet nga jeta këmbësori që u godit mbrëmë, në Vushtrri

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 13:49

    Mbrëmë rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti në dalje të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku një veturë ka goditur një këmbësorë.


    Këmbësorit të lënduar ndihma e parë i është dhënë në spitalin e Vushtrrisë, ndërsa më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

    Ndërsa sot në ora 05:00 të datës 26 janar 2020, nga QKUK është njoftuar se i lënduari viktima S.M., 83 vjeçar, ka ndërruar jetë.

    Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit, të cilit i është caktuar masa e ndalimit per 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!