Tash e 112 ditë edhe qytetarët kanë qenë sy e vesh te LDK-ja dhe Vetëvendosja. Diskutimet e shpeshta, akuzat e kundërakuzat, ofertat dhe kundër-ofertat kanë bërë që të ketë një debat se kush duhet të bëjë kompromis që të ketë një marrëveshje qeverisese.
VV do ta ketë kryeministrin, por tash e deshiron edhe Kryetarin e Kuvendit. Që një muaj Glauk Konjufca po e ushtron këtë dëtyrë. E LDK dëshiron kthim prapa. VV-ja jo por po ofron ministri shtesë.
Qytetarët natyrisht se e shohin nga perspektiva të ndryshme.
Gazeta Online ‘Reporteri’ në një anketë në faqen e saj në Facebook ka pyetur se: Kush duhet të bëjë kompromis, Mustafa apo Kurti?
Nga 1730 vota që janë dhënë deri në momentin kur po shkruhej ky artikull, 927 persona mendojnë se Kurti duhet të tregohet më i hapur në kompromis, ndërkaq 803 mendojnë se kompromisin duhet ta bëjë Isa Mustafa.
Anketa është e hapur ended he ju ftojmë të VOTONI:
Sot përfundon ‘ultimatumi’ që Isa Mustafa dha para disa ditëve. Ai tha se në fund të javës ose duhet të ketë marrëveshje ose duhet të shpallet dështimi.
Nëse kanë vendosur ta mbajnë fjalën, atëherë e nesermja mund të jetë dita vendimtare. Ose do të vendosin ta shkelin afatin dhe të vazhdojnë bisedat. Kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë që Kurti të provojë të bëjë Qeverinë.
Një takim mes tyre ka ndodhur të premtën në mbrëmje. Mediat e ndryshme raportuan se ai u zhvillua në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë. Por, tek sot e mohuan nga LDK-ja, duke thënë se ka ndodhur diku tjetër në periferi të Prishtinës.