Turqia është goditur nga një prej tërmeteve më shkatërrues në vitet e fundit.


Lëkundje me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes.

E ndonëse numri i viktimave është rritur dhe vendi është shkatërruar, aty ka ndodhur një mrekulli.

Reklamë

Një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjinisë mashkullore.

Mediat turke shkruajnë se fëmija ka ardhur në jetë i shëndetshëm dhe ka pasur kujdes maksimal nga mjekët.

Ata shprehen se në atë moment duhet të harronin frikën e ndonjë lëkundjeje tjetër dhe të bënin gjithçka për të shpëtuar beben.