×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i nesërm VV-LDK me ndërmjetësimin e ambasadorëve, flet Vjosa Osmani

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 21:29

    Në takimin e nesërm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUNTI-it dhe të Bashkimit Evropian.


    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka treguar për se në çfarë formati do të mbahet nesër takimi.

    Negociatat vazhdojnë edhe nesër, në praninë e përfaqësuesve e QUINT-it dhe BE-së, e Osmani tregon se ky takim do të jetë ‘informativ’.

    Siç tregon nënkryetarja e LDK-së, në takimin e nesërm nuk pritet të ndërmjetësojnë vendet e QUINT-it për arritjen e marrëveshjes.

    “Takim informativ, ashtu ka qenë ideja kur e diskutuam”, ka thënë Osmani për Express.

    Ajo ka treguar se ka qenë kërkesë e përbashkët e LDK’së dhe e Lëvizjes Vetëvendosje për të zhvilluar takim në praninë e ambasadorëve të QUINT-it.

    Takimi që zgjati më shumë se dy orë sot në Kuvendin e Kosovës nuk rezultoi me marrëveshje për formimin e Qeverisë mes LDK-së e VV-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!