Gjermania ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit vdekjeprurës, një epidemi që shpërtheu në Kinë në fund të vitit 2019, raporton Reuters.
Zyra e shëndetit bavarez konfirmoi dje se virusi kishte infektuar një banor të Starnberg, një qytet tridhjetë kilometra larg Mynihut, shkruan Reporteri.net.
I infektuari aktualisht është në gjendje të mirë dhe nën mbikëqyrjen e një mjeku, njoftojnë mediat.
Asnjë detaj nuk u publikua në lidhje me pacientin, moshën dhe as kombësinë e tij.
Personat që kanë qenë në kontakt me pacientin janë informuar për simptomat e mundshme të sëmundjes, dhe masat që duhet të merren në rast të ndryshimeve në shëndetin e tij, njoftoi institucioni shëndetësor bavarez./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.