×
  • Lajme
  • Botë

    Tetë të vdekur nga zjarri në një port të Shteteve të Bashkuara

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 8:53

    Së paku tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra barka janë djegur nga një zjarr që shpërtheu në Alabama të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët thanë se numri i viktimave mund të rritet.


    Tommy Jones, banor në zonën ku ndodhi zjarri, tha se flakët u përhapen shpejt nga era e fuqishme. Ai tha se e ka parë një barkë duke u djegur, në të cilën ndodheshin një grua me fëmijët e vet.

    Shefi i zjarrfikësve, Gene Necklaus, tha se tetë personat që më herët ishin shpallur të zhdukur janë konfirmuar si të vdekur dhe se numri i viktimave mund të rritet.

    Zjarri shpërtheu disa minuta pas mesnatës, në kohën kur shumë njerëz ishin duke fjetur. Së paku 35 anije të vogla u përfshinë nga flakët.

    Së paku shtatë persona u dërguan në spital për shkak të djegieve që i pësuan ose për shkak të qëndrimit në ujë të ftohtë, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

    Disa njerëz u detyruan të hidheshin në ujë për shkak se barkat në të cilat ndodheshin po digjeshin me shpejtësi të madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!