×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapje për flokësh e shqelma: Kështu u rrahën vajzat gjakovare mes vete

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 10:26

    Një rrahje masive ka ndodhur dje në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, ku disa vajza, të gjitha nxënëse të një shkolle janë përleshur mes vete.


    Rastin për Reporterin e konfirmuar se Lirije Podrimaj, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës. Ajo thënë se rastin në polici e ka raportuar viktima e përleshjes, një vajzë 17 vjeçare.

    Viktima deklaron se është rrahur nga një grup i vajzave të së njëjtës moshë dhe të së njëjtës shkollë.

    Sipas policisë meqenëse viktima nuk ka mundur të identifikoj të dyshuarat, sektori i hetimeve nga stacioni policor Gjakovë në koordinim me prokurorin e shtetit po punojnë për identifikimin dhe shoqërimin e të dyshuarave për në stacionin policor

    “Me datë 27.01.2020 në ora 14:28, në stacionin policor Gjakovë është paraqitur viktima femër, kosovare/ shqiptare e moshës 17 vjeçare, nxënëse e shkollës së mesme e cila ka raportuar se është sulmuar fizikisht përderisa ishte në stacionin e autobusëve. Viktima deklaron se është rrahur nga një grup i vajzave të së njëjtës moshë dhe të së njëjtës shkollë. Meqenëse viktima nuk ka mundur të identifikoj të dyshuarat, sektori i hetimeve nga stacioni policor Gjakovë në koordinim me prokurorin e shtetit po punojnë për identifikimin dhe shoqërimin e të dyshuarave për në stacionin policor. Viktima deklaron se nuk është në dijeni se cili është shkaku i sulmit ndaj saj”, tha Podrimaj për Reporterin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!