Me qëllimin e arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje, Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë sërish një takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Pak orë para fillimit të këtij takimi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është shprehur optimist për arritjen ë kësaj marrveshje gjatë ditës së sotme.
“Jam optimist se do të arrihet faza finale e marrëveshjes”, ka thënë Abazi shkurtimisht për Telegrafin.
Lidhur me takimin, janë deklaruar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat përmes një deklarate të përbashkët për media kanë theksuar se përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, qëndron tek njerëzit e Kosovës dhe te askush tjetër, duke shtuar se nuk do të angazhohen në ndërmjetësimin për formimin e Qeverisë.
“Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në reagimin e vendeve të QUINT-it.
Ndryshe, mospajtimet ndërmjet LVV dhe LDK-së për bashkëqeverisje janë për shkak të pozitave, ku LDK po kërkon kryeparlamentarin, pesë ministri dhe zotimin për mbështetje e kandidatit të tyre për president në vitin 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.