Sipas shkencëtarëve, koronavirusi vdekjeprurës do të vazhdojë të përhapet në botë për së paku edhe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe me të do të infektohen dhjetëra mijëra njerëz.
Së paku 4500 persona janë infektuar deri më tash me këtë virus, ndërsa 106 kanë vdekur. Vendet e fundit ku janë konfirmuar rastet e para janë Gjermania, Sri-Lanka dhe Kamboxhia.
Në raportin e një eksperti nga Universiteti i Torontos, David Fisman, thuhet se në rastin më të mirë, virusi mund të zhduket në fund të verës së këtij viti, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Kurse Universiteti precizon se të dhënat mblidhen nga burime të ndryshme: Organizata Botërore të Shëndetësisë, Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve si dhe Qendra evropiane e kineze për kontrollin e sëmundjeve
Coronavirusi është duke u zgjeruar nëpër botë, ndërsa universiteti amerikan John Hopkins ka publikuar një hartë interaktive, në të cilën shihet se si në baza ditore ndërrojnë të dhënat për rastet e reja të infektuarve me virusin vdekjeprurës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.