Policia ia ka vënë prangat një burri nga Klina, pasi dyshohet për një vrasje të kryer në vitit 1999, pak pasi përfundoi lufta.
Prokuroria ka bërë të ditur se arrestimi është kryer me autorizim të tyre dhe i dyshuari është dërguar më pas në mbajtje për 48 orë, shkruan Reporteri.net.
“Prokuroria Themelore e Pejës dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njoftojnë opinionin publik se më datën 28 janar 2020, rreth orës 10:00, në komunën e Klinës, me autorizim të prokurorit të shtetit, është arrestuar nga hetuesit rajonalë në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë një person i dyshuar për një rast të vrasjes në vitin 1999 (pas luftës), nga Neni 30, al.1, të ish-Ligjit Penal të Kosovës”, thonë Prokuroria dhe Policia në një komunikatë të përbashkët.
Reporteri.net mëson se i arrestuari është Bujar Bajraktari, rreth 50 vjeç. Ai dyshohet se vrau një rom 55 vjeç, të quajtur Cenë Malisheva.
Ky arrestim, siç bëhet e ditur, është në kuadër të rasteve që Prokuroria i ka shënjestrua si “vrasje të pasluftës”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.