×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman, britanik e italian i afrohen Kuvendit, por nuk shkojnë në takim

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 17:51

    Dy ambasadorë të vendeve mike, ai i Gjermanisë Christian Heldt dhe ai i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott i janë afruar Kuvendit të Kosovës, por nuk kanë shkuar në takimin mes LDK-së dhe VV-së, e që u tha se do të vinin edhe ambasadorët.


    Të dy ambasadorët në fjalë janë parë të hyjnë në objektin e Zyrës së Bashkimit Evropian që është përballë Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Me gjasë ata janë pritur nga shefja e kësaj zyre, Natalia Apostolova e cila po ashtu u tha se do të merrte pjesë në takimin e sotëm Kurti-Mustafa, por më vonë për Reporteri.net, zyra e saj mohoi se kanë pranuar ftesë.

    Pas tyre, në takim në Zyrën e BE-së ka shkuar edhe ambasadori italian, Nicola Orlando.

    Ndryshe, asnjë ambasadorë i vendeve të QUINT’it nuk ka shkuar sonte në Kuvend, për të ndërmjetësuar Albin Kurtin e Isa Mustafën, për të arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur.

    Takimi i radhës mes krerëve të VV-së dhe LDK-së ka nisur pak pas orës 17:00, siç ishte paraparë, në Kuvend të Kosovës. Por, në takim ndodhen vetëm liderët e partive dhe shoqëruesit e tyre, e jo ambasadorët e vendeve të QUINT’it, sic dy partitë kanë pretenduar se do të marrin pjesë.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, më herët, gjatë ditës së sotme ka raportuar me burime të konfirmuara nga Ambasada Amerike në Prishtinë, se ambasadori Philip Kossnet nuk do të marrë pjesë në këtë takim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!