×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj di t’i ofendojë gazetarët, por jo edhe të shkruaj shqip

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 19:01

    Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, raportohet se ka sulmuar Vjosa Osmanin në një intervistë për një portal duke i sugjeruar që madje ta linte partinë – LDK. 


    Sipas raportimeve, Selmanaj që në zgjedhjet e 6 tetorit i fitoi vetëm mbi 16 mijë vota sulmoi ashpër Vjosa Osmani, që si kandidate për kryeministre i fitoi mbi 176 mijë sosh.

    Por pas publikimi të lajmit, në një reagim të shkurtër, Selmanaj ka sulmuar në mënyrë të papranueshme gazetarët për raportimin, ndërkohë që në mënyrë implicite ka mohuar se e ka bërë një sulm të tillë ndaj Osmanit, pavarësisht raportimit nga vetë intervistuesi i tij.

    Në reagimin e tij në Facebook, deputeti i LDK-së, në vetëm 5 fjali ka bërë 7 gabime, elementare, drejtshkrimore.

    Më poshtë e keni të plotë reagimin e tij:

    “Tugjarllëku mediatik në aksion. Japin lajme pa e ndëgju fare intervistën time. Intervista ime do transmetohet në orën 18:00 në fb kosovapost. Kushdo që ka interes ta ndëgjoj atë se qfarë kam thënë kanë rastin ta ndëgjojnë intervistën time pas 10 min.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!