Sami Thaçi, është polici i cili vdiq sonte gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Gjatë këtij shpërthimi të lënduar kanë mbetur edhe policë të tjerë, njëri nga ta madje në gjendje kritike.
Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.
“Njëri polic i lënduar si rezultat i shpërthimit të madh të një zjarri është dërgu në QKUK, pasi që ka pasur lëndime në fytyrës, të kokës në përgjithësi, dhe të krahut të majtë dhe në pjesën e qafës, por gjendja e përgjithshme ka qenë e lënduar. Mund të them që është në gjendje të rënduar për jetë.
Polici i dytë është pranu tek ne në ortopedi dhe ky me plagë eksplozive, gjendja e tij është më stabile, por është jashtë rrezikut për jetë”.
Avdaj ka treguar për IndeksOnline se edhe një fëmijë që ka qenë pjesë i atij shpërthimi rreth moshës 7-9 vjeçar është pranuar tek ne, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.