×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e policit në Zhur, reagon Haradinaj

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 23:06

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se u trondit nga lajmi i vdekjes së policit në Prizren.


    Nga shpërthimi që ndodhi gjatë bastisjes së një shtëpie në Zhur të Prizrenit, u vra një polic, ndërsa mbetët të lënduar dy policë të tjerë dhe një fëmijë i shtëpisë ku ndodhi aksioni.

    “I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit”, ka shkruara Haradinaj në Facebook.

    Ai ka kërkuar të bëhen hetime dhe të dalin para drejtësisë përgjegjësit për incidentin e mbrëmjes të së martës.

    “Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti. Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!