Një veteran i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara u alivanos drejtpërdrejt në televizion gjatë një episodi të Antiques Show kur kuptoi se një orë Rolex, të cilën ai kurrë e kishte vënë mund ta bënte për 700,000 dollarë më të pasur, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Të premten në episodin e mbrëmjes, veterani i cili nuk është identifikuar me emër iu dha lajmi se ora e tij Rolex që e bleu për më pak se 400 dollarë në vitet 1970 mund ta bënte të pasur.
Pamjet dramatike, të filmuara në Bonanzaville në West Fargo, në Dakotën e Veriut, tregojnë se i moshuari bie në dysheme sapo i ipet lajmi.
“Duhet të jesh duke u tallur me mua. E pabesueshme”, tha ai pasi arriti të ngrihej në këmbë.
Ai tha se bleu Rolexin kur ishte anëtar i Forcave Ajrore. Ai i kishte vërejtur pilotët e linjës ajrore komerciale duke bartur këtë orë Rolex dhe ‘kishte supozuar se ishte një markë e respektuar’. /Reporteri.net
.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.