Punëtorët në qytetin kinez Wuhan janë të zënë me ndërtimin e spitalit të dytë koronavirus pasi vendi dëshpërimisht po përpiqet të ndalojë shprendarjen e shpejtë të virusit që tashmë ka marrë jetën e 132 personave.
Pamjet tregojnë automjete të rënda që punojnë për të ndërtuar Spitalin Leishenshan, i cili pritet të hapet brenda një jave.
Videoja me dron u shfaq pasi spitali i parë koronavirus i Kinës, dje filloi të trajtojë pacientët në Huanggang pas vetëm pesë ditëve punë në ndërtim.
Pekini ka dërguar më shumë se 6.000 punëtorë mjekësorë, përfshirë mjekë ushtarakë, në provincën Hubei në Kinën qendrore për të ndihmuar në luftimin e virusit vdekjeprurës, i cili ka infektuar më shumë se 6,160 njerëz në të gjithë botën, dhe është përhapur në 18 vende dhe rajone të tjera.
Autoritetet nga dy provinca, Hubei dhe Henan, kanë urdhëruar të paktën katër qendra të urgjencës mjekësore të ndërtohen jo më larg se 10 ditë në një përpjekje për të ndaluar epideminë.
Spitali në fjalë, i dyti pra, fillimisht ishte kërkuar të ketë 1.300 shtretër, por qeveria e Ëuhan ka vendosur të instalojë 300 shtretër shtesë.
Punimet e ndërtimit filluan zyrtarisht të Dielën dhe nga mesdita e sotme, një e treta e projektit ka qenë e përfunduar, shkruan Daily Mail.
Spitali Huoshenshan pritet të hapet në 2 shkurt ndërsa Spitali Leishenshan pritet të marrë pacientë më 5 shkurt. Të dy do të drejtohen nga mjekët ushtarakë.
Presidenti i Kinës Xi Jinping urdhëroi ushtrinë e tij prej dy milionësh që të kryejnë përgjegjësitë e tyre në ndihmë qytetarëve për të ndaluar shpërnarjen e mëtutjeshme të virusit.
Një tjetër spital po ndërtohet në Zhenzhou në Provincën Henan të Kinës qendrore, e cila kufizohet me Hubei. Punëtorët filluan rinovimin e një dege të vjetër spitalore të hënën dhe projekti pritet të përfundojë brenda 10 ditëve.
Spitali i parë koronavirus i Kinës u hap në Huanggang dje pasi punëtorët dhe vullnetarët kaluan vetëm pesë ditë duke shndërruar një ndërtesë boshe në një institucion urgjence me 1000 shtretër.
Grupi i parë i pacientëve me koronavirus u transferua në Qendrën Mjekësore Rajonale Mountain Dabie në Huanggang rreth orës 10:30 të mëngjesit me orën lokale.