Një tunel me një gjatësi 1,313m, që shërbente për kontrabandën e lëndëve narkotike është zbulur nga autoritetet amerikanë në kufi me Meksikën.
Ky tunel është më i gjati i zbuluar ndonjëherë nga hetimet, në një nga zonat ky vepron karteli Sinaloa i Meksikës, i përshkruar si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.
Zyrtarët amerikanë kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës të gjetur ndonjëherë në kufirin me Meksikën.
Kalimi nëntokësor shtrihet në një gjatësi prej 1,313m, është i pajisur ashensor, pista hekurudhore, sistem kullimi dhe ventilimi të ajrit, si edhe kabllo elektrike me tension të lartë.
Ky tunel lidhte një zonë industriale në qytetin meksikan të Tijuana me San Diego në Kaliforni.
“Gjatësia dhe sofistikimi e këtij tuneli tregon përpjekjet e vazhdueshme të organizatave kriminale për të lehtësuar kontrabandën ndërkufitare,” tha John Callery, agjent special në krye të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare në San Diego.
Gjatë kontrolleve nga autoritetet nuk u gjetën lëndë narkotike dhe deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar nga policia.
Por sipas të dhënave të qeverisë amerikanë, në këtë zonë vepron karteli Sinaloa i Meksikës, i përshkruar si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.
Themeluesi dhe udhëheqësi i saj, Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan dënimi në një burg të SHBA.
Tuneli u zbulua 6 muaj më parë nga zyrtarët meksikanë, ndërsa hetuesit amerikanë zbuluan hartën, përpara se ta bënin publik lajmin.
Kalimi nëntokësor ndodhet në një thellësi prej 21 metra nën sipërfaqen e tokës dhe ende nuk është e qartë se sa kohë është dashur për ndërtimin e tij.