Dy shoferë ambulance u arrestuan për përhapje të informacioneve të rreme për një rast infektimi me coronavirus në Kazakistan, njoftoi sot policia vendase.
“Ata dëgjuan diçka diku dhe filluan ta përhapin informacionin përmes mesazheve në WhatsApp”, tha Sergei Neznajev, zëdhënësi i policisë së Almaty-t, duke theksuar se thashethemet ishin verifikuar dhe hedhur poshtë.
Në Kazakistan, shpërndarja e informacioneve të rremë dënohet me deri në një vit burg.
Ish-republika sovjetike është ndër vendet që kanë ndërmarrë masa kundër turistëve kinezë, ndërkohë që coronavirusi i ri vazhdon të përhapet, që prej shfaqjes së tij në dhjetor në qytetin kinez Wuhan./atsh/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.