Ndërsa koronavirusi po merr jetë, bota duket se është infektuar me një “virus” tjetër, atë të histerisë raciste.
Shtetasit kinezë në mbarë botën po përballen me paragjykime të shumta dhe madje po përjashtohen nga hapësirat publike, transmeton Reporteri.net.
Një restorant vietnamez ka ndaluar klientët kinezë dhe një shkollë italiane e muzikës u ka thënë të gjithë studentëve të saj të Azisë Lindore që të mos marrin pjesë në orë mësimore “pasi koronavirusi është shpallur një emergjencë globale shëndetësore”.
Kjo vjen pasi koronavirusi u përhap në 24 vende këtë mëngjes, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar si të fundit ku mediat raportojnë për dy raste të infektimit, ndërkohë që numri total i të infektuarve në botë ka shkuar në 9,891 raste.
Një restorant në Vietnam ka vendosur një shenjë ku thuhet ‘na vjen keq, ne nuk mund të pranojmë klientët kinezë’.
Kujtojmë se numri i të vdekurve nga koronavirusi deri më tani ka shkuar në mbi 200. /Reporteri.net
.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.