Në një dokumentar të Netflix për vitin 2019, miliarderi Bill Gates parashikonte që një virus vrasës mund të lindte në tregjet të Kinës për të infektuar me shpejtësi botën.
Në atë që tani duket se është një parandjenjë e urryer e ngjarjeve të ardhshme, manjati i Microsoft paralajmëroi se bota mund të përballej me një pandemi globale, transmeton Reporteri.net.
Gates ka paralajmëruar në lidhje me mundësinë e shpërthimit të një virusi në një nga tregjet e lagësht të Kinës – saktësisht si ai në Wuhan, që dyshohet se është epiqendra e këtij virusi.
Në episodin e titulluar ‘Pandemia e radhës’ autorët e dokumentarit shkojnë në një treg të lagësht në Lianghua, Kinë, ku kafshët vriten dhe mishi që rezulton shitet në të njëjtin vend.
Siç shpjegohet nga dokumentari, kjo i bën tregjet e lagura një ‘fabrikë të sëmundjes X’, pasi kufomat e kafshëve të ndryshme grumbullohen njëra mbi tjetrën, bëhet përzierja e gjakut dhe mishit, përpara se të kalohet nga njeriu te njeriu.
“Gjatë gjithë kohës, viruset e tyre janë duke u përzier dhe përshtatur, duke rritur shanset që të gjejë rrugën për tek njerëzit”, shpjegohet tutje në dokumentar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.