Kina ka treguar përpjekjet e saj në trajtimin e koronavirusit duke lëshuar pamjet e 20 pacientëve që brohorisnin ndërsa ishin larguar nga spitali pas shërimit të plotë.


Klipi 11 sekondësh i lëshuar nga mediat kineze tregon një grup personash të infektuar me koronavirus teksa festojnë për shërimin e tyre, ndërsa dalin nga Spitali Jinyintan në Wuhan, vendi i shpërthimit të epidemisë.

Të Mërkurën, një pacient 23-vjeçar në provincën e Shanxi u paraqit në media pasi u bë personi i parë që ishte shëruar nga koronavirusi në provincën e tij.

Reklamë

Kujtojmë se nga koronavirusi deri më tani kanë humbur jetën mbi 200 persona, gjersa mijëra të tjerë janë infektuar. /Reporteri.net