×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmohet rasti i tetë i coronavirusit në SHBA

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 11:00

    Një burrë nga Boston në të 20-tat është rasti i tetë i konfirmuar i prekur nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara – dhe i pari në Masaçusets.


    Sipas zyrtarëve amerikanë, burri, kohët e fundit udhëtoi në Wuhan, qyteti kinez ku u shfaq për herë të parë virusi.

    Departamenti i Shëndetit Publik në Masaçusets dhe Komisioni i Shëndetit Publik në Boston u njoftuan nga Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve vonë në mbrëmjen e së premtes, transmeton Telegrafi.

    Pasi u kthye në Masaçusets , burri kërkoi trajtim, sipas zyrtarëve shëndetësor.

    Që nga kthimi i tij, ai është vendosur në izolim dhe simptomat e tij po monitorohen nga afër.

    “Prioriteti ynë nuk është vetëm të mbrojmë dhe informojmë banorët e Bostonit, por edhe ta ndihmojmë këtë njeri të vazhdojë të rimëkëmbet. Ne jemi të kënaqur që ai po shkon mirë”, tha Drejtoresha Ekzekutive e Komisionit të Shëndetit Publik Boston, Rita Nieves.

    Tani për tani, ne nuk po u kërkojmë banorëve të Bostonit të mos bëjnë asgjë ndryshe. Rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët.

    “Dhe ne vazhdojmë të jemi të sigurt se jemi në një pozitë të mirë për t’iu përgjigjur kësaj situate në zhvillim”.

    Diku tjetër në SHBA, tre raste të konfirmuara janë raportuar në Kaliforni dhe një në Washington State dhe Arizona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!