Kur Pablo Escobar vendosi ta shndërronte fermën e tij në një kopsht zoologjik, ai nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte 27 vjet më vonë.
Edhe 27 vjet pas vdekjes së tij , Pablo Escobar vazhdon të shkaktojë probleme në Kolumbi dhe dhimbje koke për autoritetet, por këtë herë nga kafshët e tij.
Kafshët, Escobar i kishte sjellë në mënyrë të paligjshme në fermën e tij. Mes shumë kafshëve ishin edhe 4 hipopotamë, por që tani janë bërë 80.
Autoritetet janë mjaft të shqetësuar, pasi gjitarët po shkatërrojnë ekosistemin. Dhe jo vetëm kaq, kafshët e njohura për agresionin e tyre, shfaqen të dendura në rrugët e fshatrave të afërta, duke arritur të zhdukin të gjitha speciet e tjera që lulëzuan në zonë në vetëm dy dekada.
Sipas ekspertët, problemi ka të ngjarë të rritet në vitet e ardhshme.
Një studim i ri ka treguar gjithashtu se hipopotamet kanë ndryshuar ekuilibrin e ushqyesve në disa liqene lokale, duke kontribuar në lulëzimin e algave, i cili është i dëmshëm për shumë specie liqeni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.