Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi është në rritje.
Duket se virusi vdekjeprurës i emërtuar si “coronavirus” i përhapur në Kinë, por dhe më gjerë, ka shkaktuar panik të madh në gjithë botën.
Është bërë një video virale që po qarkullon në rjetin social, ku preku emocionet e miliona njerëzve, Një bebe e shtruar në spitalin Wuhan, e infektuar nga koronavirusi, ngre duart lart për të dalë nga dhoma e izoluar.
Thuhet se kjo bebe është infektuar nga virusi, i cili po merr shumë jetë njerëzish.
Videoja është mjaft prekëse, pasi foshnja disamuajshe nuk arrin ta kuptojë çfarë po ndodh rrotull, teksa ngre duart lart për ta nxjerrë që aty.
Kujtojmë se koronavirusi i ri deri tani iu ka marrë jetën rreth 305 personave në Kinë, ndërsa 14 mijë e 480 të tjerë janë konfirmuar të infektuar në gjithë botën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.