Instituti Ndërkombëtar i Shëndetësisë ka ndaluar eksperimentin me një vaksinë të quajtur HVTN 702, pasi u vërtetua se nuk ka asnjë ndikim tek personat e prekur nga virusi HIV.
Ky eksperiment po zhvillohej në Afrikën e Jugut ku u testua në mbi 5 mijë persona, nga të cilët rezultatet dolën negative.
Shkenctarët u shprehën të zhgënjyer por thanë se po vazhdojnë ende të punojnë për të krjuar një vaksinë e cila lufton virusin.
Vendimi që të testohej në Afrikën e Jugut u mor pasi është vendi me numrin më të madh të të prekurve nga ky virus./Reporteri/