Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi 64 vdekje që nga mesnata e së hënës, rritja më e madhe ditore pasi virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.


Qyteti Wuhan dhe provinca Hubei, janë izoluar tërësisht.

Pas përfundimit të pushimeve për vitin e ri hënor, kthimi në normalitet ka qenë shumë i vështirë, vendet e punës janë braktisur, turistët janë larguar, bashkë me një numër të madh investitorësh.
Kjo situatë ka shkaktuar humbje të mëdha në ekonominë kineze. Presidenti Xi Jinping e pranoi që shpërthimi i virusit është një sprovë e madhe për Kinën dhe se po hasen vështirësi në menaxhimin e situatës.

Reklamë

Ndërkohë ende nuk ka rezultate për prodhimin e vaksinës edhe pse përpjekjet vazhdojnë në shumë vende të botës.

Vende të tjera kanë nxituar të evakuojnë qytetarët e tyre nga Hubei dhe Wuhan, ndërsa janë vendosur kufizime të jashtëzakonshme për udhëtarët./Reporteri/