Mbështetja për pavarësinë e Skocisë është rritur në 52%, niveli më i lartë që prej referendumit të vitit 2016 mbi Brexit, sipas një sondazhi të realizuar pak para daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Ky sondazh mjafton për të kënaqur kryeministren skoceze, Nicola Sturgeon, e cila ka bërë fushatë për zhvillimin e një referendumi të dytë mbi këtë çështje, pas dështimit të kampit të saj indipendentist gjatë një sondazhi të mëparshëm në vitin 2014.
Qeveria britanike refuzon me vendosmëri çdo zgjedhje.
Ky sondazh, i publikuar dje në mbrëmje, u realizua nga instituti i sondazheve në internet ”Panelbase” nga 28 janari deri më 31 janar për blogun politik “Scot Goes Pop” dhe gazetën pro pavarësisë “The National”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.