×
  • Lajme
  • Botë

    Tajvani ndalon hyrjen për të gjithë qytetarët kinezë

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 9:58

    Qeveria e Tajvanit tha të mërkurën se do të pezullojë hyrjen për të gjithë qytetarët kinezë, që jetojnë në territorin e Kinës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.


    Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në mbi 490 persona, derisa dy linja ajrore amerikane pezulluan fluturimet për në Hong Kong pas vdekjes së parë atje, ndërsa 10 raste të reja u konfirmuar në një anije lundrimi në Japoni,

    Në të gjithë territorin e Kinës kishte rreth 3,887 të infektuar të ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24.324. Gati 230 raste janë raportuar në 27 vende dhe rajone të tjera jashtë territorit të Kinës, sipas një raporti Reuters bazuar në deklaratat zyrtare nga autoritetet e përfshira.

    Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka shpallur virusin si gripi si një emergjencë globale dhe ekspertët thonë se shumë nuk dihen ende, përfshirë shkallën e saktë të vdekshmërisë dhe rrugët e transmetimit.

    Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, tha se 65 vdekje u raportuan vetëm të martën, një rekord i ri ditor që sillte numrin në 490.

    Tajvani në praktikë kishte ndaluar hyrjen në shumicën e kinezëve, por kjo ndalesë, e njoftuar nga Qendra Qendrore e Komandës Epidemike, e shtrin atë kufizim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!