×
  • Lajme
  • Botë

    Finlanda do t’i japë baballarëve pushime të njëjta prindërore si nënave

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 13:46

    Qeveria e re e Finlandës ka njoftuar se do punojë në hartimin e planeve për t’u dhënë prindërve të të dyjave gjinive lejen e njëjtë prindërore, në mënyrë që ata të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre.


    Shtesa e paguar do të rritet në një 14 muaj të kombinuar në një përpjekje për të promovuar mirëqenien dhe barazinë gjinore.

    Shteti fqinj i Finlandës, Suedia, ka sistemin më bujar të Evropës për pushimin prindëror me nga 240 ditë secili prind pas lindjes së një fëmije, shkruan BBC – transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale, Aino Kaisa Pekonen, u tha gazetarëve se kishte filluar një reformë rrënjësore e përfitimeve familjare me qëllim forcimin e marrëdhënies së prindërve që nga fillimi./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!