Më shumë se 500 mijë njerëz janë shpërngulur në fortesën e fundit rebele të Sirisë nga një ofensivë vdekjeprurëse e regjimit që ka bërë që Turqia të ndërhyjë në luftime dhe ka ngritur tensione midis Damaskut, Ankarasë dhe Moskës.
Shpërngulja nga Idilbi ka ardhur si pasojë e një bombardimi intensiv ajror nga forcat e Bashar al-Asadit dhe aleatëve të tij rusë.
Kjo ka bërë që të zbrazen qytete të tëra në provincën Idlib në veri-perëndim dhe dërguan një numër të madh civilësh që iknin në veri drejt kufirit turk.
Të hënën, një shkëmbim zjarri midis trupave të turke dhe forcave të Asad, mbetën të vrarë tetë pjestarë të ushtrisë turke dhe të paktën 13 ushtarë sirianë.
Kjo ishte përplasja më domethënëse midis dy palëve në konfliktin nëntë vjeçar, shkruan The Guardian – transmeton gazeta online Reporteri.net
Të mërkurën, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se nëse forcat e qeverisë siriane nuk do të tërhiqen përsëri në një linjë të mëparshme të armëpushimit deri në fund të muajit, Turqia do të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake.
Ai ka shtuar se të njëjtën gjë ia tha edhe presidentit rus, Vladimir Putin, i cili është ndër mbështetësit kryesorë të Asadit, gjatë një telefonate mbrëmjen e së martës.
“Kjo është një epokë e re në Siri. Asgjë nuk mund të mbetet e njëjtë aty ku është derdhur gjaku i ushtarit turk,” u ka thënë Erdogan politikanëve nga partia e tij në pushtet./Reporteri/