Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka gjetur kohë për tallje nëpër medie sociale pas vendimit të Senatit për ta shpallur atë të pafajshëm për akuzën e abuzimit me pushtet.


Trump ka postuar një video ku shihet ai me sloganin Trump 2020, pastaj Trump 2024 e deri në infinit.

Dihet se Trump do të garojë për president edhe për një mandat, dhe në bazë të sondazheve ai do të zgjidhet përsëri.

Reklamë

Trump bën shpesh shaka nëpër rrjete sociale me kundërshtarë të tij politikë.