Si pasojë e rrëshqitjes së aeroplanit me pasagjerë jashtë pistës në aeroportin Sabiha Gokcen në Stamboll, përveç dhjetëra të lënduarve, tre persona kanë gjetur vdekjen.
Kështu raportojnë mediat turke, sipas të cilave bëhet fjalë për aksidentin kur aeroplani i Pegasus Airlines që po mbërrinte në Stamboll nga Izmir, gjatë aterrimit rrëshqiti dhe doli jashtë pistës, përcjell Telegrafi.
Aeroporti Sabiha Gokcen, i vendosur në anën aziatike të Stambollit, u mbyll pas incidentit por rifilloi fluturimet herët të enjten, thanë autoritetet.
Po sipas medieve turke, Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët.
Zjarrfikësit dhe ambulancat u dërguan në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit.
Aeroplani mbante 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të Transportit, Cahit Turhan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.