Lusiana Paula Figueiredo, 32 vjeç, është arrestuar nga policia pasi që dyshohet se ka tentuar ta mbysë nënën e saj 68 vjeçare, Ana Benedita Figueiredo, në shtratin e saj në spitalin Dr.Karlos Masieira.
Pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit, e shfaqin atë gjatë aktit, duke vendosur dorën mbi hundën dhe gojën e nënës së saj në përpjekje për ta mbytur atë, shkruan DailyMail – transmeton gazeta online Reporteri.net.
Mediat locale raportojnë se vajza Luisana, u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për vrasjse në tentativë, ndërsa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.
Ana Benedita ndodhet në spital që prej datës 19 janar pasi pësoi një emboli pulmonare dhe hetimet fillestare tregojnë se vajza dëshironte ta vriste nënën e saj sepse ishte e lodhur duke u kujdesur për të.
Mëposhtë mund të shihni videon e kësaj ngjarje:
/Reporeri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.