Një 25 vjeçar është arrestuar nën akuzat për përdhunimin e një vajze pesë vjeçare, në ambientet e Ambasadës amerikane në kryeqytetin e Indisë, New Dehli.
Burri është arrestuar të dielën, pasi prindërit e vogëlushes e denoncuan rastin në polici, shkruan agjencia e lajmeve PTI, transmeton Gazeta online “Reporteri.net”.
Se ajo është përdhunuar, e kanë konfirmuar edhe mjekët, të cilët gjithashtu njoftojnë për gjendjen stabile të vajzës.
Familja e saj, jeton në bazat e ambasadës, ku babai i saj punon si pjesëtar i stafit qe mirëmban hapësirat e ambasadës.
Policia ka thënë se i akuzuari, nuk është i punësuar në ambasadë. Ai jeton me prindërit e tij në bazat e ambasadës pasi që babai i tij punon aty.
Ambasada amerikane është e vendosur në Chanakyapuri, një enklavë e zgjuar diplomatike në qendrën e New Delhit, e cila është shtëpia e disa ambasadave dhe komisioneve të larta.
Kompleksi është shumë i mbrojtur, shtrihet në 28 hektarë dhe punëson staf vendor./Reporteri/