Ka shkuar në 41 numri i personave që kanë humbur jetën nga dy ortekët e borës në rajonin Bahçesaray në qytetin Van të Turqisë.


Ekipet e kërkim-shpëtimit (JAK) dhe ekipet e Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) gjatë punimeve të tyre kanë gjetur dy trupa të pajetë me ç’rast numri i viktimave është rritur në 41, shkruan Anadolu – transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ndërkohë vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajonin që është rreth 4 kilometra larg nga tunelli Karabet, 33 kilometra nga rruga tokësore Van-Bahçesaray ku ndodhën ortekët.

Reklamë

Gjatë kërkimeve që rifilluan të mërkurën në orët e mëngjesit ekipet u goditën nga një ortek i dytë për të cilët po vazhdojnë kërkimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit./Reporteri/