×
  • Lajme
  • Botë

    Senati amerikan shfajëson presidentin Trump

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 15:57

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u lirua nga akuzat për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, të cilat përbëjnë bazë për shkarkim nga detyra.


    Senati i SHBA-ve, i cili udhëhiqet nga Partia Republikane e shefit të Shtëpisë së Bardhë, votoi pro shfajësimit të tij.

    Për akuzën e parë, abuzim të pushtetit, u 52 senatorë votuan pro shfajësimit të tij dhe 48 nga ta kërkonin që ai të shpallej fajtor, ndërsa për akuzën e dytë, pengim të punës së Kongresit, ishin 53 vota pro shfajësimit dhe 47 ishin kundër, shkruan BBC – transmeton gazeta online, Reporteri.net.

    Demokratët në dhjetor e akuzuan presidentin Trump se ai i bëri presion Ukrainës të rivalizojë një rival të mundshëm të Shtëpisë së Bardhë.

    Trump bëhet presidenti i parë i akuzuar që kërkon të rizgjedhet president i SHBA-ve./Reporteri/

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!