×
  • Lajme
  • Botë

    Ndërron jetë mjeku kinez i cili kishte njoftuar i pari për koronavirusin

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 16:54

    Ka ndërruar jetë mjeku kinez, Li Wenliang, i cili i pari njoftoi për virusin vdekjeprurës, koronavirus.


    Mjeku 34 vjeçar nga një sektor i kujdesit intensive në spital, i kishte thënë CCN se të shtunën e kaluar ka marrë lajmin se është infektuar me koronavirus, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai dhjetorin e vitit të kaluar pati njoftuar se është shfaqur një sëmundje e re. Li, kishte paralajmëruar se shtatë pacientë janë diagnostifikuar me këtë virus i cili sipas testeve  që ai kishtë parë, bënte pjesë në familjen e madhe të viruseve, ku përfshihet edhe virusi SARS.

    Virusi deri tash ka marrë jetën e më shumë se 560 personave dhe ka infektuar 28 mijë njerëz në Kinë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!