×
  • Lajme
  • Botë

    Ia kishte dërguar dikush për t’ia rregulluar, momenti kur serviserit i shpërthen në dorë telefoni i klientit

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 9:52

    Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një telefon përfshihet nga flaka dhe shpërthen në duart e një punonjësi, të një servisi që merret me rregullimin e telefonave të mençur në Manisa të Turqisë.


    Yusuf Gulcimen po mbante në dorë telefonin kur papritmas u përfshi nga flaka dhe shpërtheu, transmeton Telegrafi.

    I kapluar nga frika, punonjësi e hodhi në tokë telefonin dhe menjëherë filloi të vrapojë.

    Mediat lokale raportojnë se Gulcimen nuk ka pësuar lëndime, por se bëhet fjalë për një telefon të një klienti që e kishte lënë në lokal për t’ia rregulluar – më saktësisht për t’ia ndërruar baterinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!